Deputeti i Bundestagut dhe anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Knut Abraham, ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të Republikës së Kosovës. Ai ka lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ka kundërshtuar masat e padrejta të BE-së ndaj Kosovës, përcjell albinfo.
Në një mesazh drejtuar komunitetit tonë në Brandenburg, ai thekson rëndësinë e mbështetjes për vazhdimin e miqësisë tradicionale mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke kërkuar që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në familjen evropiane.
