Vrasja e rëndë në Skenderaj, policia arreston edhe të dyshuarin e dytë - Gazeta Express
string(61) "vrasja-ne-skenderaj-policia-arreston-edhe-te-dyshuarin-e-dyte"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2025 23:00

Vrasja e rëndë në Skenderaj, policia arreston edhe të dyshuarin e dytë

Lajme

Gazeta Express

12/02/2025 23:00

Një 42-vjeçar u vra rreth orës 14:00 të mërkurën në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë shtesë për rastin, ku tregohet se tashmë është arrestuar edhe personi i dytë, i dyshuar për këtë vrasje.

I dyshuari është B.I, 33-vjeçar, arrestimi i tij ka ndodhur në Prishtinë.

Tutje, policia njofton se atij i sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

“Komunikatë shtesë-Vrasje e rëndë Në lidhje me rastin-Vrasje e rëndë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jug, pas veprimeve intensive kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe të arrestojnë edhe personin e dytë të dyshuar për këtë rast. I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin. Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement