Kryesia e PDK mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve, Krasniqi e Hamza konfirmojnë: Çdo vendim politik do të merret nga organet e partisë - Gazeta Express
string(137) "kryesia-e-pdk-mblidhet-per-here-te-pare-pas-zgjedhjeve-krasniqi-e-hamza-konfirmojne-cdo-vendim-politik-do-te-merret-nga-organet-e-partise"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2025 18:41

Kryesia e PDK mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve, Krasniqi e Hamza konfirmojnë: Çdo vendim politik do të merret nga organet e partisë

Lajme

Gazeta Express

12/02/2025 18:41

Kryesia e PDK-së ka mbajtur sot mbledhjen e parë pas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, nga ku Kryetari Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, kanë konfirmuar se “çdo vendim politik i PDK-së do të merret me përgjegjësi nga organet drejtuese të partisë, duke u bazuar në interesin e qytetarëve dhe vizionin për një qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore”.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se “anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës kanë shprehur mbështetjen e plotë për qëndrimet dhe hapat e mëtejshëm politikë të partisë”.

“PDK mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të ndërtuar një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët e saj”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement