Kapen mbi 150 kilogramë marihuanë në Maqedoninë e Veriut, kamioni me drogë hyri nga Kosova - Gazeta Express
string(89) "kapen-mbi-150-kilograme-marihuane-ne-maqedonine-e-veriut-kamioni-me-droge-hyri-nga-kosova"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2025 18:07

Kapen mbi 150 kilogramë marihuanë në Maqedoninë e Veriut, kamioni me drogë hyri nga Kosova

Lajme

Gazeta Express

12/02/2025 18:07

Policia e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se është kapur një sasi prej mbi 150 kilogramë marihuanë.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë e Veriut thuhet se sipas informatave fillestare mjeti transportues ka hyrë nga Kosova, i cili përmes Maqedonisë është dashur të shkojë në Greqi, me destinacionin e fundit Turqinë.

Gjatë kontrollit të hollësishëm të mjetit transportues motorik, kamioni me targa regjistrimi të Shkupit, të kryer në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e drogës së llojit marihuanë, për të cilën do të kryhen analizat përkatëse dhe ekspertizë shtesë.

“Ky aksion i suksesshëm është rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Doganave dhe është vërtetim i përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregtisë së paligjshme me mjete narkotike, për ç’gjë u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në nëntor të vitit 2024”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, bëhet me dije se hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë personat e përfshirë dhe mënyrën e organizimit të transportit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement