Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja në Skenderaj - Gazeta Express
string(45) "pamje-nga-vendi-ku-ndodhi-vrasja-ne-skenderaj"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2025 16:25

Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja në Skenderaj

Lajme

Gazeta Express

12/02/2025 16:25

Një 42-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri sot në Skenderaj.

Gazetari i T7, Genc Godanci, po qëndron në vendin ku ka ndodhur vrasja dhe sjellë pamje prej atje:

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se vrasja në Skenderaj ka ndodhur rreth orës 13:50 në një lokal në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.

Zahiti bëri të ditur se viktima është i moshës 42 vjeçare.

Ai shtoi se është duke u punuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, tha Zahiti për Express.