Los Blancos mbërritën në stadiumin Etihad duke kërkuar të fitonin një avantazh para ndeshjes së kthimit të javës së ardhshme në Bernabeu.
Megjithatë, City kaloi dy herë në epërsi me shkoi përpara dy herë me golat e Erling Haaland, por nuk arritën të mbanin fitore.
Gola të vonshëm nga Brahim Diaz dhe Jude Bellingham siguruan një fitore dramatike 3-2 për mysafirët.
Para fillimit të ndeshjes, lojtarët si Vinicius dhe Rodri ishin në qendër të vëmendjes për shkak të Çmimit të Topit të Artë 2024. Pasi morën vesh se nuk do të ishin fitues, Vinicius dhe Madridi vendosën të mos merrnin pjesë në ceremoninë e shpalljes së fituesve.
Para ndeshjes në Etihad, tifozët e City shpalosën një pankartë të madhe me Rodri duke puthur trofeun e Topit të Artë, e shoqëruar me mbishkrimin “Stop crying your heart out” (“Boll vajtove, qyqan “).
Më pas, një video e shpërndarë masivisht në rrjetet sociale tregoi Vinicius ku tifozët e godisnin me thirrjet “Ku është Topi yt i Artë?”
Reagimi i Vinicius Jr ndaj thirrjeve të tifozëve të Manchester City ishte i dukshëm. Ai u pa duke iu përgjigjur duke treguar shenjën e 15 herë fituesve të Ligës së Kampionëve në fanellën e tij të Madridit.
Një tifoz shkroi në rrjetet sociale: “Sa shumë ka fituar ai nga ato 15 që po tregon?” Ndërsa një tjetër shkroi: “Ai ka fituar më shumë Liga Kampionësh se Manchester City.” Një tifoz tjetër shtoi: “Kjo është e vërtetë.” Një tjetër komentoi: “Punë e mirë Vini… Vinicius ka më shumë tituj të Ligës së Kampionëve se e gjithë Manchester City.”
Man City fans: “Where’s your Ballon d’Or?”
— Mikael (@MikaelMadridsta) February 11, 2025
Vinicius:pic.twitter.com/7f0O0uhXHs
Pas ndeshjes, Vinicius u pyet për pankartën e tifozëve të City dhe ai u përgjigj: “E pashë pankartën nga tifozët e Man City… dhe më motivoi edhe më shumë. Kur tifozët e kundërshtarëve bëjnë gjëra të tilla, më jep më shumë forcë për të luajtur një lojë të shkëlqyer.”
Ndërkohë, trajneri i Madridit, Carlo Ancelotti, tha: “Pankarta e Rodrit për Topin e Artë? Nuk e di nëse Vini e pa atë, por duke parë lojën, nëse e pa, ishte një motivim i madh për të.”
Dy ekipet do të përballen sërish të mërkurën e ardhshme në Bernabeu, me Madridin që ka një avantazh të ngushtë 3-2. /GazetaExpress/