“M’shtin me dyshu çfarë interesi, ish-këshilltari i Kurtit ka punu 10 vjet në këtë kompani, le të hetohet ky rast”, Parim Olluri për problemet me faqen e KQZ-së - Gazeta Express
string(154) "mshtin-me-dyshu-cfare-interesi-ish-keshilltari-i-kurtit-ka-punu-10-vjet-ne-kete-kompani-le-te-hetohet-ky-rast-parim-olluri-per-problemet-me-faqen-e-kqz-se"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2025 21:12

“M’shtin me dyshu çfarë interesi, ish-këshilltari i Kurtit ka punu 10 vjet në këtë kompani, le të hetohet ky rast”, Parim Olluri për problemet me faqen e KQZ-së

Lajme

Gazeta Express

11/02/2025 21:12

Gazetari Parim Olluri bëri thirrje që të hetohet problemi me rënien e faqes së KQZ-së që ndodhi ditën e zgjedhjeve dhe rezultatet u vonuan.

Ai tha se traditë ka qenë që në orën 21:30 të dalin rezultatet preliminare, duke shtuar se po “flasim për organizim të zgjedhjeve në kohën e pushtetit të Kurtit”.

“Tash është hera e parë që KQZ nuk arrinë me i shpall rezultatet preliminare. Tash nuk po hyjmë në detaje se cila parti i ka vjedhë 150 vota, se ne fund të fundit ka me u marrë vesh për secilën veç e veç. Po flasim për një organizim të zgjedhjeve në kohën e pushtetit të Kurtit që ka dështu pikërisht në një send të thjeshtë që Kosova e ka pas rregull në orën 21:30 me u publiku rezultatet. Faktet çojnë të ajo që duhet me u bo një hetim, pse pikërisht kompania ku ka qenë zyrtar i lartë këshilltari i Kurtit, pse njëra prej kompanive më të njohura e serioze nuk arrinë me i eleminu problemet më bazike”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.

“Kompania më e njohur nuk arrinë për senet bazike, kjo duhet me qenë alarm për prokurorinë me intervistu njerëz të kompanisë e KQZ-së, me pa saktësisht çka është t’u ndodhë”, tha Olluri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement