string(23) "ffk-ja-denohet-nga-uefa"

Sport

Gazeta Express

10/02/2025 17:46

FFK-ja dënohet nga UEFA

Sport

Gazeta Express

10/02/2025 17:46

Shtëpia e futbollit europian, UEFA e ka dënuar me 900 euro Federatën e Futbollit e Kosovës (FFK). 

UEFA ka publikuar në faqen e saj vendimet datës 14 dhe 22 janar të marra nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës.

FFK-ja është dënuar për sjellje të pahijshme në ndeshjen që futbollistet U19 të Kosovës e zhvilluan më 3 dhjetor kundër Greqisë U19, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të këtij viti. 

Futbollistet e Kosovës U19 e humbën ndeshjen me rezultatin 2:0.

Turneu i grupit të Kosovës u zhvillua në Gjermani, ndërsa Kosova e mbylli pa asnjë gol të shënuar dhe nëntë gola të pësuar. 

Përfundoi e fundit pa pikë, ndërsa do të paraqitet në raundin e dytë të Ligës B.

Gjermania e fitoi grupin me nëntë pikë, kurse Danimarka në vendin e dytë me gjashtë pikë.

Greqia falë fitores ndaj Kosovës e mbylli garën kualifikuese me tri pikë./GazetaExpress/