Emërllahu e merr rrugën drejt Rumanisë - Gazeta Express
string(38) "emerllahu-e-merr-rrugen-drejt-rumanise"

Futboll

Gazeta Express

10/02/2025 13:18

Emërllahu e merr rrugën drejt Rumanisë

Futboll

Gazeta Express

10/02/2025 13:18

Lindon Emërllahu i ka dhënë fund eksperiencës me Ballkanin.

Futbollisti kosovar do të bëhet shumë shpejt me ekip të ri, mëson “Gazeta Express”.

Në fakt, përfaqësuesi kosovar pritet ta vazhdojë karrierën në Rumani, ku është nisur në orët e hershme të ditës së sotme.

Më saktësisht, mesfushori kosovar pritet t’i bashkohet Clujit, ndërsa nga shitja e tij kampioni aktual i Kosovës mund t’i përfitojë 800 mijë euro deri në 1 milion euro.

22 vjeçari i ka zhvilluar 23 ndeshje me Ballkanin në këtë edicion, ndërsa i ka shënuar tre gola dhe e ka bërë një asistim. Vlera e tij në treg sipas faqes së specializuar – Transfermarkt është 1 milion euro. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement