Zgjedhjet- arrestohet një person në Fushë Kosovë për cenim të së drejtës për të kandiduar
Lajme
Gazeta Express
10/02/2025 10:28
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Fushë Kosovë është arrestuar dje nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Cenim i të drejtës për të kandiduar”.
“CENIM I TË DREJTËS PËR TË KANDIDUAR- Fushë Kosovë 09.02.2025-14:00. Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”