Haradinaj: Opozita i fitoi zgjedhjet, po pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë - Gazeta Express
string(95) "haradinaj-opozita-i-fitoi-zgjedhjet-po-pres-me-padurim-te-bashkepunojme-per-formimin-e-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 20:05

Haradinaj: Opozita i fitoi zgjedhjet, po pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 20:05

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se opozita i ka fituar zgjedhjet.

Ai tha se rezultati i AAK-së është dyshifrorë e jo siç është paraqitur në Exit Pollet nga 6 deri 8%.

Ai tha se pres të bashkëpunojë me opozitën për formimin e Qeverisë.

“Ne jemi të sigurt që kemi rezultat dyshifror, këtë do ta vërtetojmë me numërimin e vendit. Ajo që po më gëzo është se opozita i ka fituar zgjedhjet dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement