string(89) "kurti-per-the-guardian-tregon-se-ska-pasur-asnje-kontakt-me-administraten-e-re-te-shba-se"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 15:06

Kurti për “The Guardian” tregon se s’ka pasur asnjë kontakt me Administratën e re të SHBA-së

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 15:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, të shtunën ka folur për gazetën britanike “The Guardian”. Përveç zgjedhjeve, Kurti ka folur edhe për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurit i ka  thënë gazetës britanike se ende s’ka pasur asnjë kontakt me administratën e re amerikane të Donald Trump dhe që ka shumë arsye për të besuar se raporti Kosovë-SHBA do të mbetet i fortë si gjithmonë.

“Ne kemi zgjeruar bashkëpunimin tonë me SHBA-në gjatë mandatit tonë. Dikur ka qenë kryesisht diplomatike dhe ne kemi shtuar mbrojtjen dhe zhvillimin”, ka thënë Kurti.

Gazeta britanike ka përmendur edhe kritikat e fundit që Kurtit i kanë ardhur nga emisari special i Trump, Richard Grenell, sa i përket raportit mes dy shteteve./Express/