Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se e ka fotografuar fletëvotimin derisa ka qenë brenda kabinës së votimit.
Ai është intervistuar dhe më pas rasti është pr oceduar në procedurë të rregullt.
Këto informacione për Express i konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Më datë 09.02.2025 rreth orës 07:35,Policia e Kosovës është njoftuar se brenda një qendre votimi e cila gjendet në Gjilan, nga vëzhguesit e qendrës është vërjetur një votues ku dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit derisa ka qenë brenda kabinës së votimit. Konform obligimeve ligjore dhe autorizimeve zyrtare, zyrëtarët e PK-së kanë arrestuar të dyshuarin brenda qendrës së votimit dhe i njëjti është shoqëruar nga hetuesit rajonal në lokalet e NJHP-së ku edhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës. Pas intervisitmit Prokurorit i Shtetit ka urdhëruar që rasti ,, Cenimi i fshehtësisë së votimit’’ Neni.215 të prcedohet në procedur të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.”
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...