Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Petrit Hajdari ka kërkuar besimin e qytetarëve për përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Hajdari thotë se Kosova mundet ma mirë për të gjithë dhe duhet të ketë vend për të gjithë.
Postimi i plotë:
Bashkëqytetarë të dashur,
Po mbaron sot një rrugëtim i jashtëzakonshëm, frymëzues e shpresëdhënës i fushatës më të mirë elektorale në vend. Ju falenderoj nga zemra për çdo tubim, për çdo pyetje e kërkesë, për çdo duartrokitje e dorështrëngim. Ju kam takuar e ju kam dëgjuar, më keni bërë nder që më keni pritur e përkrahur.
Problemet tuaja i keni ngritur me të drejtë, prandaj ju kërkoj besimin që për ju t’i ngris në Kuvendin e Republikës sonë të dashur.
Kosova mundet ma mirë për të gjithë dhe duhet të ketë vend për të gjithë.
Nesër, në mënyrë solemne e festive, bashkohuni me ne në këtë festë të demokracisë dhe ma besoni përfaqësimin tuaj, duke votuar numrin 51.
Ju falemnderit të gjithëve bashkë e secilit prej jush.
Do të jetë nder t’ju shërbej!
I juaji,
Petrit Hajdari 51
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...