“Secili ma i çuditshëm se tjetri, çka kanë që po bërtasin, pse po bëjnë gjeste? – I kam kërku ballafaqim”, Abdixhiku për Kurtin dhe Vetëvendosjen - Gazeta Express
string(137) "secili-ma-i-cuditshem-se-tjetri-cka-kane-qe-po-bertasin-pse-po-bejne-gjeste-i-kam-kerku-ballafaqim-abdixhiku-per-kurtin-dhe-vetevendosjen"

Lajme

Gazeta Express

08/02/2025 21:17

“Secili ma i çuditshëm se tjetri, çka kanë që po bërtasin, pse po bëjnë gjeste? – I kam kërku ballafaqim”, Abdixhiku për Kurtin dhe Vetëvendosjen

Lajme

Gazeta Express

08/02/2025 21:17

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar gjuhën e përdorur të VV-së dhe liderit të saj Albin Kurti, duke thënë se këta kanë ‘‘probleme bazike të sjelljes’’, shkruan Gazeta Express.

Ai për VV-në ka thënë edhe se janë ‘‘secili ma i çuditshëm se tjetri’’.

Pos kësaj, kandidati i LDK-së për kryeministër ka deklaruar se ka kërkuar ballafaqim televiziv për të folur për ide, me Kurtin.

”Këtu ka probleme bazike të sjelljes të krejt aparatit qeveritar. Secili ma i çuditshëm së tjetri, veç i sheh edhe thu çka kanë, çka kanë kështu, çka po bërtasin, ça pop bëjnë kësi gjeste. Pse po flasin kësi fjalë. Folni bre diçka për projektet e tuaja, ose hajde kundërshtoma projektin tem. Çu kundërshtoma qet ide, thuj hajde po ballafaqohemi. Unë i kam lyp edhe ballafaqim televiziv,  edhe në fushatë i kam thanë në një tubim tendin po vi qaty, çu flasim për ide”, ka thënë ai mes tjerash. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement