Rama: Krenar që do të jemi mikpritësit e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 - Gazeta Express
string(81) "rama-krenar-qe-do-te-jemi-mikpritesit-e-kongresit-boteror-te-ligjit-ne-vitin-2027"

Shqiperi

Gazeta Express

08/02/2025 11:32

Rama: Krenar që do të jemi mikpritësit e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027

Shqiperi

Gazeta Express

08/02/2025 11:32

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Laë Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri.

Kreu i qeverisë tha se nuk mund të ndihej më krenarë se kaq që Kongresi Botëror i Ligjit në vitin 2027 do të mbahet në Shqipëri.

Rama ftoi të gjithë pjesëmarrësit të vijnë në Shqipëri. Ai shtoi se kushdo që vjen në vendin tonë nuk mërzitet si dhe do të dojë të rikthehet sërish.

Rama: Është një kënaqësi e madhe që gjendem sot këtu. Në rrugëtimin tonë për drejtësi, modeli spanjoll ka qenë burim frymëzimi. Nuk mund të jem më krenar se kaq që do të jemi mikpritësit e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027. Ju ftoj të gjithë të vini në Shqipëri për dy arsye. Së pari, nuk do të pendoheni dhe madje do të kërkoni të riktheheni sërish, dhe së dyti, nuk do të mërziteni me ne.

Advertisement
Advertisement
Advertisement