Gruaja nga Peja raporton se ish-bashkëshorti e futi me dhunë në veturë dhe e kanosi - Gazeta Express
string(83) "gruaja-nga-peja-raporton-se-ish-bashkeshorti-e-futi-me-dhune-ne-veture-dhe-e-kanosi"

Lajme

Gazeta Express

08/02/2025 9:33

Gruaja nga Peja raporton se ish-bashkëshorti e futi me dhunë në veturë dhe e kanosi

Lajme

Gazeta Express

08/02/2025 9:33

Një grua në Pejë ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj me dhunë e kishte futur në veturë dhe se e kishte kanosur dhe ofenduar.

Për këtë, policia tha se i ka bastisur shtëpinë e tij, por se nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. Ndërkaq, i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Pejë  06.02.2025-12:50.  Është raportuar se viktima femër kosovare me dhunë ishte futur në veturë, kanosur dhe ofenduar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur si dhe është bastisur shtëpia e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit,  kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement