Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza ka komentuar thirrjet ‘Albin Baba’ që po i bëhen kryeministrit aktual, Albin Kurti.
Hamza në emisionin Pressing në T7 tha se ai është vetëm babë i tre fëmijëve të tij, ndërsa thotë se është i bindur për të qenë kryeministër i vendit dhe i qytetarëve të Kosovës.
“Duhet me kuptu që si kryeministër që vetëm nuk i din krejt, nuk mundesh krejt, duhet me pasë ekip, duhet me besu, me delegu detyra.
Unë jam babë i tre fëmijëve, ma shumë s’jom, jam i lumtur që janë rrit, me përpjekje për edukatë, jam i bindur që me kon kryeministër i vendit tem, me qenë një model që ju shërbej njerëzve. Nuk bohna kryeministër me realizu far ego tem personale, por për me zbatu këtë program, me besimin e qytetarëve, me një ekiup të mirë, përgjegjësinë me marrë në rast të dështimit”, tha ai.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...