Flick ua dha pushim, por lojtarët e Barçës u paraqiten në stërvitje - Gazeta Express
string(66) "flick-ua-dha-pushim-por-lojtaret-e-barces-u-paraqiten-ne-stervitje"

Sport

Gazeta Express

07/02/2025 22:24

Flick ua dha pushim, por lojtarët e Barçës u paraqiten në stërvitje

Sport

Gazeta Express

07/02/2025 22:24

Dita e premte për futbollistët e Barcelonës ishte e lirë.

Trajneri i Barçës, Hansi Flick, pas fitores 5:0 ndaj Valencias të enjten, vendosi që të jap një ditë pushim për gjithë futbollistët.

Por mediumet spanjolle kanë raportuar se 13 lojtarë të Barçës shkuan në stërvitje edhe pse Flicku vendosi që t’ua japë pushim.

Prej futbollistëve që u panë në stërvitje janë Ferran Torres, Gavi, Inigo Martinez, Eric Garcia, Robert Leëandoëski, Dani Olmo, Frenkie de Jong, Raphinha, Ronald Araujo, Alejandro Balde, Ëojciech Szczesny dhe Jules Kounde.

Të shtunën gjithë futbollistët do të kthehen në stërvitje.

Barça të dielën nga ora 21:00 do të luajë në udhëtim te Sevilla.

Gjiganti katalunas ka 45 pikë dhe është në vendin e tretë.

Sevilla ka 28 pikë dhe renditet në pozitën e 12-të.

Advertisement
Advertisement
Advertisement