Ragip Xhaka: Gjithmonë kam dashur një vajzë, për mbesat dhe nipin jap edhe jetën - Gazeta Express
string(78) "ragip-xhaka-gjithmone-kam-dashur-nje-vajze-per-mbesat-dhe-nipin-jap-edhe-jeten"

Zgjedhjet

Gazeta Express

07/02/2025 17:36

Ragip Xhaka: Gjithmonë kam dashur një vajzë, për mbesat dhe nipin jap edhe jetën

Zgjedhjet

Gazeta Express

07/02/2025 17:36

Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Ragip Xhaka i cili është edhe babai i futbollistëve të njohur Granit dhe Taulant Xhaka, ka qenë i ftuar në emisionin Canapé, të cilin e moderoi Syzana Hajradini.

Gjatë intervistës, ai ndau shumë momente të veçanta nga jeta e tij, duke folur për familjen, suksesin e djemve dhe për ndjesinë e të qenurit gjysh.

Në një moment të veçantë të bisedës, Ragip Xhaka rrëfeu se gjithmonë kishte pasur dëshirë të kishte një vajzë, por kjo dëshirë iu plotësua në një mënyrë tjetër, përmes mbesës së tij.

Ai tregoi se momenti kur u bë gjysh për herë të parë ishte një nga më të lumturit në jetën e tij dhe se dashuria që ndien për mbesa dhe nipin është e pamatshme.

“M’thërrasin Dudu,” – tha ai mes emocionesh, duke shpjeguar se ky është një nofkë e dashur që i kanë vënë për shkak të lidhjes së tij të veçantë me mbesën.

“Gjithmonë kam dashur një vajzë, tani për mbesën jap edhe jetën,” shtoi ai.

Se çfarë ka thënë më shumë në lidhje me këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.

Advertisement
Advertisement
Advertisement