Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vnedosur kushte për të dhënë votën pro amendametit në Kodin Zgjedhor ku parashikohet që të gjitha kostot e shërbimit postar për fletën e votimit të paguhen nga shteti.
Ai tha se nëse shumica nuk pranon kushtin e tyre për të lejuar të votojnë dhe emigrantët që s’kanë asnjë dokument identifikimi shqiptar, deputetët e opozitës do të votojnë kundër ndryshimeve të tjera në Kodin Zgjedhor.
“Këtë amandament sigurisht që e votojmë, që nesër… Këta kanë kërkuar lëvizje afatesh, ato nuk i votojmë ne nëse këta nuk pranojnë që të votojnë me dokumente biometrike të vendit ku jetojnë emigrantët shqiptarë”, tha ai.