Policia gjermane heq flamujt serb me hartën e Kosovës nga përballja e Euroligës - Gazeta Express
string(79) "policia-gjermane-heq-flamujt-serb-me-harten-e-kosoves-nga-perballja-e-euroliges"

Sport

Gazeta Express

07/02/2025 14:33

Policia gjermane heq flamujt serb me hartën e Kosovës nga përballja e Euroligës

Sport

Gazeta Express

07/02/2025 14:33

Policia gjermane ka qenë e menjëhershme në reagimin e saj ndaj tifozëve serb të Crvena Zvezda-s, të cilët shpalosën hartën e Kosovës nën flamurin serb gjatë përballjes së ekipit të tyre në transfertë me Alba Berlin-in në Euroligë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Alba Berlin-it priti Crvena Zvezda-n për duelin e raundit të 26 në Euroligën e basketbollit, teksa tifozeria mike e pranishme në shkallët e “Uber Arena”-s nuk ngurroi të shpaloste flamujt kundër Kosovës.

Megjithatë, policia e kryeqytetit gjerman, Berlinit, reagoi shpejt duke u futur mes tifozerisë serbe dhe duke larguar flamujt anti-Kosovë.

Përsa i përketë duelit, Alba humbi me rezultatin 71-77 duke u pozicionuar në vendin e fundit në Euroligë. Crvena ngjitet përkohësisht në vendin e pestë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement