Rita Ora shpërndan thirrjen e nënës së saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë - Gazeta Express
string(97) "rita-ora-shperndan-thirrjen-e-nenes-se-saj-per-te-marre-pjese-ne-zgjedhjet-e-9-shkurtit-ne-kosove"

Rozë

Gazeta Express

07/02/2025 12:09

Rita Ora shpërndan thirrjen e nënës së saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Rozë

Gazeta Express

07/02/2025 12:09

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë në Instagram një video të nënës së saj, Vera Sahatçiu Ora, e cila bën një thirrje publike për qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në votime.

Vera, e cila është psikiatre me profesion, e publikoi fillimisht videon në llogarinë e saj personale, ndërsa Rita e shpërndau te një audiencë edhe më të gjerë.

Në video, Vera Sahatçiu Ora shprehet: “Të dashur bashkatdhetarë, duhet të jemi të lumtur që kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen e shtetit tonë dhe për të mirën e vendit tonë. Votoni për përcaktimet e juaja, duke shpresuar që premtimet e fushatës të realizohen. Me fat Kosovë!”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement