Policia e Beratit ka arrestuar administratorin e firmës së ndërtimit në Berat, i cili ishte shpallur në kërkim pas aksidentit tragjik që ndodhi më 17 dhjetor 2024 në lagjen “13 Shtatori”.
Punëtori i tij humbi jetën gjatë rikonstruktimit të një objekti pranë zonës së kalasë, pasi e zuri poshtë një masiv guri.
Gjykata e Beratit kishte caktuar ndaj 56-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për akuzat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Njoftimi:
Si rezultat i kontrolleve për ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 17.12.2024, në lagjen “13 shtatori”, ku humbi jetën, gjatë punës për rikonstruktimin e një objekti, shtetasi G. S., sepse e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Ç. H. 56 vjeç, banues në Berat.
56-vjeçari, administrator i firmës së ndërtimit, të kontraktuar për rikonstruktimin e objektit, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...