“Nashta keq që s’po e marrim seriozisht – Ish dashtë mos me e votu një kryediplomate që në çdo tubim flet palidhje”, Parim Olluri për Donika Gërvallën - Gazeta Express
string(144) "nashta-keq-qe-spo-e-marrim-seriozisht-ish-dashte-mos-me-e-votu-nje-kryediplomate-qe-ne-cdo-tubim-flet-palidhje-parim-olluri-per-donika-gervallen"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2025 23:13

“Nashta keq që s’po e marrim seriozisht – Ish dashtë mos me e votu një kryediplomate që në çdo tubim flet palidhje”, Parim Olluri për Donika Gërvallën

Lajme

Gazeta Express

06/02/2025 23:13

Analisti Parim Olluri pati kritika të shumta në drejtim të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, për të cilën tha se “budallaku që e shpërfaq ajo në tubime është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes”.

Olluri sonte në Pressing në T7 tha se qytetarët nuk do të duhej ta votonin një profil si Donika Gërvalla.

“Seriozisht nuk po e merr kerkush, edhe nashta keq që spo e marrim seriozisht, por unë mendoj që ish kanë mirë qikjo shoqëri me marrë seriozisht Donika Gërvallen edhe t’u e marrë seriozisht ishte dashtë mos me votu profilin e saj që Kosova mos me pas një kryediplomate që folë çdo tubim lidhje-palidhje”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.

“Që flet çdo intervistë lidhje-palidhje, krijon armiq fiktiv e që tani del në Amerikë e shëtitet pa e taku asnjë zyrtar të vetëm. T’u mos e marrë seriozisht Donika Gërvallen, ajo të bëhet ministre apet”, shtoi ai.

“Donika Gërvalla, është fytyra kryesore e qeverisë. Qaj budallaku që e shpërfaq Donika Gërvalla në tubime qajo është fytyra e Vetëvendosjes”, tha Olluri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement