Sokol Havolli: Kam pranuar mijëra mesazhe nga mërgata që shprehin mbështetje ndaj kryeministrit në ardhje, Lumir Abdixhiku - Gazeta Express
string(114) "sokol-havolli-kam-pranuar-mijera-mesazhe-nga-mergata-qe-shprehin-mbeshtetje-ndaj-kryeministrit-ne-ardhje-abdixhiku"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2025 16:05

Sokol Havolli: Kam pranuar mijëra mesazhe nga mërgata që shprehin mbështetje ndaj kryeministrit në ardhje, Lumir Abdixhiku

Lajme

Gazeta Express

06/02/2025 16:05

Kandidati për deputet i LDK’së, Sokol Havolli, ka thënë se gjatë fushatës ka pranuar mijëra mesazhe nga mërgata të cilët kanë shprehur mbështetje ndaj kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku.

“Gjatë këtij muaji të fushatës, kam pranuar mijëra mesazhe nga ju mërgatë e dashur, përmes së cilave shprehni qartë mbështetjen tuaj ndaj Kryeministrit në ardhje Lumir Abdixhiku dhe ndaj meje, gjithashtu ju shprehni besimin tuaj në rrugën e re dhe ndryshimin në Kosovë. Çdo fjalë e juaja, çdo përkrahje dhe besim ndaj vizionit tonë më japin forcë dhe motivim për të vazhduar përpara! Ju jeni, forca e Kosovës dhe dëshmia më e mirë se bashkimi ynë është i pathyeshëm. Kontributi dhe dashuria juaj për vendin janë frymëzim për të gjithë ne. Mirënjohja ime për ju është e pafund! Faleminderit që qëndroni gjithmonë pranë nesh, që na mbështesni dhe besoni në një të ardhme më të mirë për Kosovën! ✅124 për LDK ✅1 Lumir Abdixhiku ✅40 Sokol Havolli”

Advertisement
Advertisement
Advertisement