Pas tërmeteve të vazhdueshme, Santorini shpall gjendjen e jashtëzakonshme - Gazeta Express
string(72) "pas-termeteve-te-vazhdueshme-santorini-shpall-gjendjen-e-jashtezakonshme"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2025 14:50

Pas tërmeteve të vazhdueshme, Santorini shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Lajme

Gazeta Express

06/02/2025 14:50

Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka vendosur që bashkia e Thirës në Greqi, të vendoset në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të tërmeteve të vazhdueshme të regjistruara midis Santorinit dhe Amorgos.

Në mënyrë të detajuar në vendim thuhet se, u vendos shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Bashkinë e Thirasë, për të adresuar nevojat emergjente dhe për të menaxhuar pasojat që vijnë nga aktiviteti sizmik.

Në vendim thuhet gjithashtu se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë një muaj.

doc

Advertisement
Advertisement
Advertisement