Lushaku-Sadriu: Votoni për gratë e LDK-së nga lista me gra profesioniste e të dëshmuara, shteti i fortë ndërtohet vetëm me gra të fuqishme - Gazeta Express
string(136) "lushaku-sadriu-votoni-per-grate-e-ldk-se-nga-lista-me-gra-profesioniste-e-te-deshmuara-shteti-i-forte-ndertohet-vetem-me-gra-te-fuqishme"

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/02/2025 10:41

Lushaku-Sadriu: Votoni për gratë e LDK-së nga lista me gra profesioniste e të dëshmuara, shteti i fortë ndërtohet vetëm me gra të fuqishme

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/02/2025 10:41

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit kandidatja për deputete, Jehona Lushaku-Sadriu, ka mbajtur takim përmbyllës me gratë e LDK-së, duke theksuar se shteti i fortë ndërtohet me gra të fuqishme.

Lushaku-Sadriu ka thënë se gratë kanë qenë dhe janë shtylla kryesore e zhvillimit dhe forcimit të Kosovës.

“Gratë kanë qenë dhe do të jenë shtylla kryesore e zhvillimit dhe forcimit të Kosovës. Ndaj, ju ftoj që të dilni dhe të votoni – veçanërisht për gratë e LDK-së, të cilat në çdo etapë të shtetndërtimit kanë dëshmuar përkushtim dhe vizion.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka kërkuar që votohen gratë e LDK-së që janë në listë për deputete.

“Më 9 shkurt, votoni 124 – Lidhjen Demokratike të Kosovës! Votoni për mua dhe për çdo grua tjetër në listën tonë. Shteti i fortë ndërtohet vetëm me gra të fuqishme!” – ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement