Enver Hoxhaj: Fitorja e PDK-së fillon në Mitrovicë dhe përmbyllet në Opojë të Dragashit! - Gazeta Express
string(86) "enver-hoxhaj-fitorja-e-pdk-se-fillon-ne-mitrovice-dhe-permbyllet-ne-opoje-te-dragashit"

Gazeta Express

05/02/2025 22:34

Enver Hoxhaj: Fitorja e PDK-së fillon në Mitrovicë dhe përmbyllet në Opojë të Dragashit!

Gazeta Express

05/02/2025 22:34

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar fushatën zgjedhore me mesazhe të fuqishme për mbështetësit e PDK-së, duke shprehur bindjen e tij për një fitore të madhe më 9 shkurt.

“Fitorja e PDK-së fillon në Mitrovicë dhe përmbyllet në Opojë të Dragashit!”, shkroi Hoxhaj, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së qytetarëve në të gjitha komunat e Kosovës për ta bërë realitet këtë fitore.

Ai rikujtoi se PDK me numrin 131 është forca që garanton zhvillimin e vendit, ndërsa kandidatura e tij me numrin 4 është angazhim për një Kosovë më të fortë dhe më të sigurt.

Fushata e PDK-së po zhvillohet me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve nëpër gjithë Kosovën, duke e dëshmuar përkushtimin për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për vendin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement