Leonard Kerquki pyet Kujtim Shalën: Athua kë do ta votojë Vjosa Osmani në këto zgjedhje? - Kjo është përgjigja e tij - Gazeta Express
string(112) "leonard-kerquki-pyet-kujtim-shalen-athua-ke-do-ta-votoje-vjosa-osmani-ne-keto-zgjedhje-kjo-eshte-pergjigja-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 21:37

Leonard Kerquki pyet Kujtim Shalën: Athua kë do ta votojë Vjosa Osmani në këto zgjedhje? – Kjo është përgjigja e tij

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 21:37

Kandidati për deputet i LDK-së, Kujtim Shala, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të mërkurën.

Ai ka thënë se LDK-ja do të dalë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e pranuar se gara do të jetë e vështirë e me rezultat të ngushtë.

Shala u pyet nga autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki se “a thua kënd do ta votojë Vjosa Osmani”.

Në këtë pyetje Shala është përgjigjur se nuk është e drejtë as të diskutohet.

“Nuk përbën interes kënd e voton Vjosa Osmani, sepse është bindje personale. Mendoj që nuk është e drejtë ta diskutoj”, ka thënë Shala. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement