“Qeverisja më e dobët që ka pasur Kosova – Ka shkatërruar raportet e vendit me miqtë, është përfshi në skema të kriminalitetit”,  Kujtim Shala për qeverinë Kurti - Gazeta Express
string(154) "qeverisja-me-e-dobet-qe-ka-pasur-kosova-ka-shkaterruar-raportet-e-vendit-me-miqte-eshte-perfshi-ne-skema-te-kriminalitetit-kujtim-shala-per-qeverine-kurti"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 20:42

“Qeverisja më e dobët që ka pasur Kosova – Ka shkatërruar raportet e vendit me miqtë, është përfshi në skema të kriminalitetit”,  Kujtim Shala për qeverinë Kurti

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 20:42

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës pohoi në Pressing në T7 se “qeveria Kurti është më e dobëta që e ka pasur Kosova ndonjëherë”.

Shala tha se qeveria Kurti ka tentuar të rrënojë rendin Kushtetues të vendit.

“Kjo qeveri është më e dobëta që e ka pasur Kosova ndonjëherë. Nuk është marrë me asgjë, është marrë me një lloj agjende joformale është përpjekur të rrënojë rendin juridik Kushtetues të vendit, të kap institucione të pavarura dhe t’i shkatërrojë ato. Ka shkatërruar raportet e Kosovës me partnerët strategjikë dhe me miqtë tanë. Kanë zhvilluar skema të pabesueshme të nepotizmit, korrupsionit dhe kriminalitetit”, tha Shala në Pressing, transmeton Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement