Për shkak të numrit të lartë të mjeteve identifikuese të skaduara dhe me kërkesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, qeveria ka miratuar sot zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri në 31Maj, pas përfundimit të procesit zgjedhor.
“Këshilli i ministrave miratoi zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Kjo situatë do të zgjidhë ngërçin e krijuar. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka skaduar dokumenti. I jep mundësinë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës. Të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ duke u regjistruar në platformën elektronike”, tha ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.
Por a do të merret në konsideratë kërkesa e Partisë Demokratike që të gjithë emigrantët në diasporë që nuk zotërojnë një mjet identifikimi shqiptar të mund të votojnë me më mjete identifikuese të jashtme?
“Kjo nuk është e mundur pasi ligji nuk e parashikon, vetëm të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë pasaport apo kart të pavlefshme do të kenë mundësi të regjistrohen dhe më pas të votojnë”, sqaroi Hoxha.
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen në 11 maji, ndërsa deri më tani në faqen zyrtare të KQZ rezultojnë të kenë aplikuar afro 148 mijë aplikantë, ndërsa janë refuzuar për shkak të mjeteve identifikuese të skaduara rreth 6500 persona.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...