Arratisja e të burgosurit, e ëma: Nuk kam asnjë lajm, nuk ka telefonuar - Gazeta Express
string(68) "arratisja-e-te-burgosurit-e-ema-nuk-kam-asnje-lajm-nuk-ka-telefonuar"

Shqiperi

Gazeta Express

05/02/2025 14:43

Arratisja e të burgosurit, e ëma: Nuk kam asnjë lajm, nuk ka telefonuar

Shqiperi

Gazeta Express

05/02/2025 14:43

Daut Laze u arratis nga burgu i Shënkollit gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, 4 shkurt.

Policia e Shtetit vendosi 10 mijë euro shpërblim për çdo person që jep informacione të vlefshme për vendndodhjen e tij, pasi sipas policisë ai paraqet rrezikshmëri shoqërore.

Një ditë pas ngjarjes, familjarët e Dautit thonë se nuk kanë dijeni ku ndodhet i arratisuri, pasi nuk kanë pasur asnjë kontakt me të që në momentin që janë njoftuar për ngjarjen.

Mësohet se Laze nuk ka shkuar në shtëpinë e tij.

E ëma thotë se nuk ka asnjë lajm nga i biri pasi nuk e ka telefonuar.

Pas lajmërimit të arratisjes, Komisariati nr. 6 ka kontaktuar me familjen, në kërkim të informacioneve më të plota për vendndodhjen e mundshme.

Dauti njihet si person besimtar, dhe kontrolle janë ushtruar edhe në Tiranë, përfshirë edhe xhamitë nëpër Tiranë, por deri tani nuk është gjetur.