Prishtina njofton qytetarët: Faturat e Ndërmarrjes ‘‘Pastrimi’’ nga 1 janari, s’jeni të obliguar t’i paguani - Gazeta Express
string(100) "prishtina-njofton-qytetaret-faturat-e-ndermarrjes-pastrimi-nga-1-janari-sjeni-te-obliguar-ti-paguani"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 13:51

Prishtina njofton qytetarët: Faturat e Ndërmarrjes ‘‘Pastrimi’’ nga 1 janari, s’jeni të obliguar t’i paguani

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 13:51

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët e vetë se ata nuk janë të obliguar që t’i paguajnë faturat për grumbullimin e mbeturinave që janë lëshuar nga Ndërmarrja KRM ‘‘Pastrimi’’ nga data 1 janar 2025, shkruan gazeta Express.

Në njoftim është bërë e ditur edhe se pagesat për këtë shërbim nga tani e tutje duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores  për menaxhimin e mbeturinave njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të  realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Advertisement
Advertisement
Advertisement