Jozi, pas përjashtimit nga “BBVA” flet për Gjestin - mundohet t'i kërkojë falje popullit të Kosovës - Gazeta Express
string(93) "jozi-pas-perjashtimit-nga-bbva-flet-per-gjestin-mundohet-ti-kerkoje-falje-popullit-te-kosoves"

Rozë

Gazeta Express

05/02/2025 13:26

Jozi, pas përjashtimit nga “BBVA” flet për Gjestin – mundohet t’i kërkojë falje popullit të Kosovës

Rozë

Gazeta Express

05/02/2025 13:26

Vetëm pak më parë, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” erdhi një zarf i zi, me Vëllain e Madh që përjashtoi Jozin nga gara, pasi quajti Gjestin “kop*l shk*ne”.

 Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kop*l shk*ne” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia e “BBV4”, Jozi ka dhënë një intervistë ekskluzive në studion e “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin lidhur me këtë situatë.

“Popullit të Kosovës i them që jemi krenar për ju dhe jemi një komb, nuk ka asgjë këtu drejtuar jush se juve ju kemi në zemër dhe nuk ishte rasti i djeshëm për të prekur plagët tonë të përbashkët, nuk kam asgjë kundër familjes së Gjestit, por ai luajti kartën e viktimizimit, ndodhi ça ndodhi ju kërkoj falje dhe ju dua shumë gjithë shqiptarët e Kosovës, jam me ju” u shpreh Jozi.