Milani kalon në tjetër nivel, zbulohen privilegjet e futbollisteve që mbesin shtatzëna - Gazeta Express
string(85) "milani-kalon-ne-tjeter-nivel-zbulohen-privilegjet-e-futbollisteve-qe-mbesin-shtatzena"

Futboll

Gazeta Express

06/02/2025 8:18

Milani kalon në tjetër nivel, zbulohen privilegjet e futbollisteve që mbesin shtatzëna

Futboll

Gazeta Express

06/02/2025 8:18

AC Milan është bërë skuadra e parë në mesin e klubeve elitare evropiane që e prezanton një politikë inovative të lehonisë për futbollistet dhe stafin, duke iu ofruar mbrojtje gjatë shtatzënisë:

– Lojtaret do ta përfitojnë një vazhdim automatik njëvjeçar të kontratës me të njëjtat kushte, nëse kontrata e tyre valide do të skadojë gjatë sezonit që ato mbesin shtatzënë, përcjell “Gazeta Express”.

– Klubi do t’ua ofrojë një përkujdes për fëmijët gjatë aktiviteteve sportive dhe do t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimeve, përfshirë këtu fluturimet dhe akomodimet për fëmijën e lojtares dhe për një shoqërues.

Me siguri, klubet tjera evropiane do ta ndjekin rrugën e gjigantit italian rreth privilegjeve dhe të përkrahjes së futbollisteve të klubit dhe të grave tjera që punojnë në klub. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement