Kërkohet për shpërdorim të pasurisë së huaj – Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi - Gazeta Express
string(99) "kerkohet-per-shperdorim-te-pasurise-se-huaj-policia-kerkon-ndihme-per-identifikimin-e-ketij-personi"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 11:11

Kërkohet për shpërdorim të pasurisë së huaj – Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 11:11

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi që kërkohet për shpërdorim të pasurisë së huaj, shkruan Gazeta Express.

Nga policia është thënë se kërkesa është bërë me autorizim nga prokuroria kompetente.

Komunikata e policisë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi.

I dyshuar kërkohet për veprën Shpërdorimin e pasurisë së huaj.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement