Ratifikohet marrëveshja, ambasadorja e Izraelit: Nga 5 maji 2025, kosovarët mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa viza - Gazeta Express
string(119) "ratifikohet-marreveshja-ambasadorja-e-izraelit-nga-5-maji-2025-kosovaret-mund-te-udhetojne-ne-izrael-si-turiste-pa-viza"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 9:46

Ratifikohet marrëveshja, ambasadorja e Izraelit: Nga 5 maji 2025, kosovarët mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa viza

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 9:46

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv tha se marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet dy vendeve u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike.

“Gëzohem t’ju njoftoj se Marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të Marrëdhënieve Diplomatike Izrael-Kosovë”, shkroi ajo në një postim në X.

“Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave”, shtoi ajo.

Ambasadorja Ziv theksoi se “që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement