KQZ-ja sot pranon serverët dhe pajisjet përcjellëse për Qendrën e Numërimit të Rezultatave - Gazeta Express
string(90) "kqz-ja-sot-pranon-serveret-dhe-pajisjet-percjellese-per-qendren-e-numerimit-te-rezultatave"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 7:40

KQZ-ja sot pranon serverët dhe pajisjet përcjellëse për Qendrën e Numërimit të Rezultatave

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 7:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 10.00, organizon ceremoninë e pranimit të serverëve dhe paisjeve përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), si donacion i Qeverisë së Gjermanisë përmes OSBE-së.

Ky aktivitet ka për qëllim modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës së KQZ-së dhe është vazhdimësi e procesit të digjitalizimit të operacioneve zgjedhore.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde dhe shefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Tejlor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement