I mori biznesmenit 10 mijë euro përmes shantazhit, SPAK dërgon në gjyq ish-shefin e Antidrogës në Durrës - Gazeta Express
string(103) "i-mori-biznesmenit-10-mije-euro-permes-shantazhit-spak-dergon-ne-gjyq-ish-shefin-e-antidroges-ne-durres"

Shqiperi

Gazeta Express

04/02/2025 21:04

I mori biznesmenit 10 mijë euro përmes shantazhit, SPAK dërgon në gjyq ish-shefin e Antidrogës në Durrës

Shqiperi

Gazeta Express

04/02/2025 21:04

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq Gazmir Preçin,  ish shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Durrës.

Preçi, i cili u arrestua më 15 gusht të vitit të kaluar, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në përfundimin e hetimeve ka rezultuar se i pandehuri Gazmir Preçi i ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement