Vota e diasporës, KQZ rrëzon PD: E pamundur të votojnë me dokumente të huaja - Gazeta Express
string(74) "vota-e-diaspores-kqz-rrezon-pd-e-pamundur-te-votojne-me-dokumente-te-huaja"

Shqiperi

Gazeta Express

04/02/2025 20:47

Vota e diasporës, KQZ rrëzon PD: E pamundur të votojnë me dokumente të huaja

Shqiperi

Gazeta Express

04/02/2025 20:47

KQZ ka rrëzuar propozimin e PD mbi votimin e emigrantët në zgjedhjet e 11 majit, pa dokumente identifikimi shqiptare, por me dokumente biometrike te vendeve ku ata jetojnë.

“Sistemi aktual ku votuesit nga jashtë po regjistrohen nuk e mundëson dicka të tillë, megjithësë ai lë një shteg nëse ka dakortësi politike. “PER është ndërtuar për të identifikuar dokumentet e identifikimit të lëshuara nga Republika e Shqipërisë. Nëse palët bien dakord që identifikimi mund të bëhet edhe përmes dokumenteve të tjera, do të duhet të bëhet një sistem tjetër ose të zhvillohet ky sistem. Nuk do më takon të komentoj propozimet që partitë kanë në lidhje me ndryshime të mundshme të kodit. Nëse bien dakord ato, ne kemi detyrimin për t’i zbatuar”, tha kreu i KQZ Ilirjan Celibashi.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Celibashi dha shifra të cilat tregojnë se interesi i emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit duket se është i lartë.

“Po I dërgojmë dhe sot një propozim që ka të bëjë me ankimin ndaj vendimit për mos përfshirjen e votuesve nga jashtë kur është rasti. Nga ajo çfarë parashikon Kodi është i pamundur të realizohet I propozoj Kuvendit që kjo dispozitë të ndryshojë, duke I mundësuar votuesve që do të jenë në të drejtën e tyre për tu ankuar ndaj vendimit të KQZ edhe përmes një platforme online”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement