Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Abdixhikut: E njoftova për projektet kryesore që do të nisim si qeveri pas datës 9 shkurt - Gazeta Express
string(123) "ambasadori-gjerman-i-shkon-ne-zyre-abdixhikut-e-njoftova-per-projektet-kryesore-qe-do-te-nisim-si-qeveri-pas-dates-9-shkurt"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 15:32

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Abdixhikut: E njoftova për projektet kryesore që do të nisim si qeveri pas datës 9 shkurt

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 15:32

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka njoftuar ambasadorin gjerman për zhvillimet e fushatës elektorale, duke theksuar momentumin e mirë që, sipas tij, po përjeton LDK-ja në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde. Atë e njoftova për ecurinë e fushatës eloktorale dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalon Lidhja Demokratike e Kosovës në tubimet e mëdha elektorale në gjithë Kosovën!

E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë; siç dhe e njoftova për projektet kryesore që do të nisim si qeveri pas datës së 9 shkurtit.

Investimet gjermane, në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik.” – tha kreu i LDK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement