GAP tregon si ndikon në Kosovë urdhri i Trump për pezullimin e përkohshëm të ndihmave të USAID - Gazeta Express
string(94) "gap-tregon-si-ndikon-ne-kosove-urdhri-i-trump-per-pezullimin-e-perkohshem-te-ndihmave-te-usaid"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 15:04

GAP tregon si ndikon në Kosovë urdhri i Trump për pezullimin e përkohshëm të ndihmave të USAID

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 15:04

Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane të cilat u zbatuan kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.

Instituti GAP tha se në Kosovë ky vendim i presidentit amerikan Donald Trump i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

“Urdhri i Presidentit të SHBA-së për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Disa prej tyre kanë filluar që para pandemisë dhe shumica prej tyre zbatohen nga kompani amerikane e disa më të vogla nga organizata vendore. Përfituesit kryesorë përfshijnë institucione publike si komunat, ministritë, agjencitë e pavarura, universitetet, gjykatat, e po ashtu mediat, sektorin privat dhe organizatat e shoqërisë civile”, tha GAP.

Instituti ka publikuar edhe një tabelë të projekteve aktive të USAID në Kosovë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement