Berat Gjimshiti është njëri prej mbrojtësve më të mirë në futbollin italian.
Futbollisti shqiptar ka shfaqur siguri në sezonet e fundit në mbrojtjen e Atalantën, me të cilën e fitoi Ligën e Evropës në edicionin e kaluar.
E përfaqësuesi shqiptar ishte protagonist edhe në barazimin e ekipit nga Bergamo me Torinon 1:1 në fundjavën që shkoi, shkruan “Gazeta Express”.
E falë kësaj paraqitjeje, futbollisti shqiptar nga Lugina u përfshi në formacionin më të mirë të javës së 23-të në Serie A.

Qendërmbrojtësi stabil u vlerësua me notën 8.2 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, duke qenë njëri prej më të mirëve të ekipit zikaltër.
Atalanta gjendet në vendin e tretë në tabelën e Serie A me 47 pikë, 7 më pak se lideri, Napoli. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...