I akuzuar për mashtrim, arrestohet 42-vjeçari izraelit në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Gjermanisë  - Gazeta Express
string(98) "i-akuzuar-per-mashtrim-arrestohet-42-vjecari-izraelit-ne-tirane-pritet-ekstradimi-drejt-gjermanise"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 11:02

I akuzuar për mashtrim, arrestohet 42-vjeçari izraelit në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Gjermanisë 

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 11:02

Policia ka arrestuar një 42-vjeçar izraelit në Tiranë, të identifikuar si Roy Garin.

42-vjeçari ishte në kërkim nga autoritetet gjermane, për mashtrim në mënyrë të përsëritur.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Gjermani.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania), operacioni policor i koduar “Operacionalja 25”.

Operacioni, rezultat i bashkëpunimit me Zyrën Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA) dhe i koordinimit nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST.

Ndalohet në Tiranë, një shtetas i akuzuar në Gjermani, për mashtrim në mënyrë të përsëritur.

Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania) dhe Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA), nëpërmjet rrjetit ENFAST, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 25”.

Gjatë operacionit, u lokalizua në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, Tiranë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. G., 42 vjeç, me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze.

Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Gjermani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement