Gjendet trupi i pajetë i futbollistit kroat në Spanjë - Gazeta Express
string(53) "gjendet-trupi-i-pajete-i-futbollistit-kroat-ne-spanje"

Sport

Gazeta Express

04/02/2025 7:54

Gjendet trupi i pajetë i futbollistit kroat në Spanjë

Sport

Gazeta Express

04/02/2025 7:54

Futbollisti kroat Jakov Jelkiq është gjetur i vdekur të hënën në Spanjë, raporton portali Informacion.

Jelkiq u zhduk natën mes 31 janarit dhe 1 shkurtit në qytetin spanjoll të Alicante.

Megjithëse rezultatet e autopsisë janë ende në pritje, policia spanjolle beson se ishte një aksident, pa ndikimin e palëve të treta.

Sipas mediave spanjolle, trupi i Jelkiq-it është gjetur në një thellësi prej dy metrash pranë njërës prej kalatave në port, pak para orës 18:30.

Futbollisti 24-vjeçar ishte pjesëtar i klubit zviceran Granges-Paccot, i cili kishte mbërritur në Spanjë për të luajtur një ndeshje.

Kroati doli në një klub nate të premten, së bashku me shokët e tjerë të skuadrës. Teksa u largua nga klubi, ai tha se duhej të kthehej për të kërkuar xhaketën e tij. Ai nuk e gjeti, u përpoq përsëri dhe shokët e skuadrës nuk e panë më pas.

Advertisement
Advertisement
Advertisement