Politico: SHBA pritet të tërhiqet nga Këshilli i OKB për të drejtat e njeriut dhe të ndalojë financimin e UNRWA - Gazeta Express
string(110) "politico-shba-pritet-te-terhiqet-nga-keshilli-i-okb-per-te-drejtat-e-njeriut-dhe-te-ndaloje-financimin-e-unrwa"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 7:05

Politico: SHBA pritet të tërhiqet nga Këshilli i OKB për të drejtat e njeriut dhe të ndalojë financimin e UNRWA

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 7:05

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të nxjerrë një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA nga këshilli i të drejtave të njeriut të OKB-së dhe ndalimin e financimit të ardhshëm për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), raporton Politico.

Financimi i SHBA-së për UNRWA-n u pezullua në vitin 2024 nën administrimin e Joe Biden, pasi Izraeli akuzoi një pjesë të punonjësve të agjencisë për pjesëmarrje në sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023.

Administrata e parë e Trump preu fondet për agjencinë në vitin 2018 përpara se administrata Biden ta rifillonte atë në 2021.

Advertisement
Advertisement
Advertisement