Majlinda Hajrullahu, candidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka qenë e ftuar në “Frontal” të T7.
Ajo ka folur edhe për raportet miqësore që ka me Lumnije Thaçi, gruan e presidentit Hashim Thaçi.
“Zonja Thaçi është një zonjë e nderuar, një doktore shkencash, një profesoresh e nderuar dhe një mikje ime. Sa herë takohemi dhe bisedojmë kemi tema për arsimin, kulturën dhe ngritjen e cilësisë në arsim, këto janë pikat kyçe që neve na bashkojnë”, ka thënë ndër tjerash ajo. /Gazeta Express