Kryediplomatja e BE-së për emërimin e Sørensen emisar për dialogun Kosovë-Serbi: Na pret një punë e rëndësishme - Gazeta Express
string(110) "kryediplomatja-e-be-se-per-emerimin-e-sorensen-emisar-per-dialogun-kosove-serbi-na-pret-nje-pune-e-rendesishme"

Lajme

Gazeta Express

03/02/2025 16:20

Kryediplomatja e BE-së për emërimin e Sørensen emisar për dialogun Kosovë-Serbi: Na pret një punë e rëndësishme

Lajme

Gazeta Express

03/02/2025 16:20

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian e ka mirëpritur angazhimin që ka marrë diplomati danez Peter Sørensen si emisar i saj për dialogun Kosovë-Serbi.

“Na pret një punë e rëndësishme. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, shkroi Kaja Kallas në X.

Ajo e falënderoi Miroslav Lajçakun për angazhimin e deritashëm.

“Faleminderit për përpjekjet tuaja Miroslav Lajçak! Puna e bërë shërben si bazë për riangazhimin”.

BE-ja ka thënë se “detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë ta lehtësojë dialogun që do të kontribuojë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe në veçanti zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj të miratuar në shkurt dhe Mars 2023”.

Sørensen e ka marrë detyrën më 1 shkurt 2025, me një mandat fillestar prej 13 muajsh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement