Më 7 shkurt nga ora 10:00 mbahet punëtori në Hanin e Dy Robërteve me Daniel 𝗚𝗼̈𝗻𝗶𝘁𝘇𝗲𝗿 me temën “Rreziku i të mbeturit të butë. Kritika feministë e Alexander Kluge mbi blindimin”.
Punëtoria do të thellohet në përsiatjet e Alexander Kluge mbi butësinë, ndjeshmërinë, dhe kuriozitetin, si dhe refleksionet e tij më të reja mbi fortësinë, mburojën, dhe koracimin, të pasqyruara në veprën Kriegsfibel (Abetarja e Luftës).
Pjesëmarrësit do të ndërveprojnë me tekste të përzgjedhura si:
Shkrimet e Kluges,
Fragmente nga “Dialectic of Enlightenment” (Adorno/Horkheimer),
Pasazhe nga Eva von Redecker, Klaus Theweleit, dhe Theodor W. Adorno.
Synimi: Të shqyrtohen perspektivat feministe në apelin e Kluges për butësinë dhe kritikat ndaj koracimit, duke ofruar njohuri mbi qasjen e tij unike ndaj diskursit publik, historisë, dhe kreativitetit.
Rreth Daniel Gönitzer:
Daniel Gönitzer është asistent universitar në tfm | Departamenti i teatrit, filmit dhe studimeve mediatike në Universitetin e Vjenës. Ai ka përfunduar studimet për filozofi dhe letërsi gjermane në Grac dhe Vjenë. Doktoratura e tij trajton lidhjen e Walter Benjaminit me avantgardën historike.